Pas grevës së mbajtur nga punëtorët e RTK-së, ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Sipas saj, Qeveria ka bërë zgjidhje të përkohshme në mungesë të Kuvendit të konstituuar, duke ndarë huadhënie për të mundësuar pagesat e punëtorëve. Tani ajo vlerëson Kuvendi është konstituuar dhe përgjegjësia bie mbi subjektet politike për të mundësuar financim të qëndrueshëm për RTK-në.
“Qeveria e Kosovës ka bërë zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së sa nuk kishte Kuvend të konstituuar duke ndarë një huadhënie për ta. Mirëpo tash që kemi Kuvend të konstituuar, nuk ka sens të vazhdohet me huadhënie të tjera, zgjidhje të përkohshme, kur krejt çfarë duhet për financimin e plotë dhe të qëndrueshëm të këtij institucioni dhe punëtorëve të tij është që grupet politike të mblidhen e t’i formojnë komisionet parlamentare”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.



Të tjera
Duhani shkakton 16 lloje kanceri, mjeku pneumolog: Kemi pacientë 30 vjeçar të prekur
Shkatërrohen mbi 456 kg n@rkotikë të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar në disa raste penale
Thaçi nuk e komandonte UÇK-në