Grupi Multietnik mbështet projektligjin për buxhet

Grupi Multietnik mbështet projektligjin për buxhet

Përfaqësuesi i grupit Multietnik Artan Asllani, tha se nuk kanë paraqitur asnjë amendament për këtë herë por se e përkrahin buxhetin.

“Ashtu siç kemi dhënë mendimin tonë për rishikim e parë ashtu është edhe për rishikimin e e dytë, ne do ta mbështesim projektligjin për buxhet edhe në rishikim të buxhetit bazuar në grupin multietnik që vijnë nga komunitete të ndryshme masandej do t’i paraqesim kërkesat tona në rishikim të buxhetit andaj për këtë kohë nuk kemi paraqitur asnjë amendament si gurp parlamentar”, ka thënë Asllani.