Deputetja e PDK-së, njëherit kryetare në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka dhënë disa detaje rreth situatës së sigurisë aktualisht në Kosovë.
Ajo ka treguar se grupi terrorist i Radojiçiqit po kryen ushtrime në rrethinën e Novi Pazarit, Kopaunikut dhe Kralevë.
“Kërcënimi nga Serbia dhe organizatat paramilitare dhe terroriste, anëtarët e së cilave po trajnohen dhe strehohen në Serbi, vlerësohet si shumë i lartë. Bazuar në të dhënat intelegjente, së fundmi grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinën e NoviPazarit, Kopaunikut dhe Kralevës”, tha Musliu.
“Në vazhdimësi janë duke planifikuar, diskutuar mundësitë për sulme. Udhëheqësi i grupit Millan Radojiçiq vazhdon bashkëpunimin e afërt me strukturat e sigurisë së Serbisë, me zyrtarët e lartë shtetëror, si dhe është duke mbajtur kontakte me disa grupe, organizata radikale dhe kriminale me shtrirje rajonale”, shtoi Musliu.




Të tjera
Pse lëkura e fytyrës varet para kohe, e shpjegon shkenca
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapitale në rajonin e Prizrenit
Arsyet pse duhet të konsumoni gështenja gjatë vjeshtës