Grupi i njohur mercenar rus Wagner njoftoi të premten se po largohet nga Mali, pas më shumë se tre vjet e gjysmë luftimesh kundër grupeve ekstremiste islamike dhe kryengritësve në vend.
Megjithatë, prania ruse në Mali nuk do të mbarojë me këtë tërheqje. Një forcë tjetër e armatosur, e kontrolluar nga shteti rus, e quajtur “Africa Corps”, bëri të ditur përmes kanalit të saj në Telegram se nuk do të ketë ndryshime në praninë ushtarake ruse në vend, raporton AP.
“Misioni i përfunduar. Kompania Ushtarake Private Wagner kthehet në shtëpi,” – thuhej në njoftimin e tyre në Telegram. Ata pretenduan se kishin vendosur kontrollin mbi kryeqytetet rajonale, kishin dëbuar militantët dhe kishin vrarë komandantët e tyre.
Mali, bashkë me Burkina Faso dhe Niger, prej më shumë se një dekade po përballen me një kryengritje të dhunshme islamike, përfshirë grupe të lidhura me al-Kaedën dhe Shtetin Islamik (ISIS).
Pas grushteve të shtetit në këto vende, qeveritë e reja ushtarake janë larguar nga partneritetet me vendet perëndimore dhe kanë afruar bashkëpunimin me Rusinë
Të tjera
Jahjaga takon presidentin Obama në ShBA, kërkon mbështetje për Kosovën
Kosova duhet të jetë pjesë e plotë e Kartës së Adriatikut
Kosova me ngritje sensacionale në renditjen e FIFA-s pasi mposhti Suedinë