Jurgen Habermas, filozof dhe sociolog gjerman me famë botërore, ka vdekur në qytetin Starnberg pranë Mynihut, ku jetonte që nga viti 1971, njoftoi shtëpia botuese “Suhrkamp”.
Ai njihet si një prej mendimtarëve më me ndikim të shekullit të 20-të, duke mbetur aktiv deri në vitet e tij të fundit, dhe ishte një nga intelektualët e pakët publikë në Gjermani që rregullisht mbante qëndrime për çështje politike, raporton Klankosova.tv.
Një nga to ishte edhe intervenimi i NATO-s në luftën e Kosovës.
Në vitin 1999, ai mbështeti përpjekjet e NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë duke e bombarduar Serbinë. “Nëse nuk ka rrugë tjetër, fqinjët demokratikë duhet të jenë në gjendje të intervenojnë me shpejtësi me ndihmë emergjente të legjitimuar sipas ligjit ndërkombëtar”, pati thënë ai, siç transmeton DW.



Të tjera
Kaçurrelat nuk janë për të gjitha flokët
Pushtimi i Iranit nga SHBA-ja dhe Izr@eli mund të shkaktojë një valë të re inflacioni global
Familja palestineze çel iftarin mes rrënojave të shtëpisë së shkatërruar nga su*lmet izr@elite në G@za