Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj, priti në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey
Gjatë këtij takimi, u diskutua për fuqizimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e transparencës dhe efikasitetit të sistemit prokurorial, si dhe forcimin e llogaridhënies dhe integritetit të tij.
“Kryesuesi Hajdaraj theksoi rëndësinë e rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial dhe nevojën për fuqizimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale të prokurorëve. U diskutua gjithashtu edhe për zgjerimin e bashkëpunimit me Zyrën e Këshillit të Evropës përmes projekteve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Kryeministri izraelit kërcënon Iranin me “përgjigje shumë të ashpër” në rast sulmi
Nesër bllokohet rruga në fshatin Kurshumli, QKMK me thirrje për evitim
6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin