Sulmuesi Rey Manaj, përmes Instagramit, i ka dërguar një mesazh përfaqësueses së Kosovës në prag të finales së “play off”-it me Turqinë për një vend në Botëror, ndeshje që do të mbahet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Hajde zemra e Shqipërisë. Ec kampion i vogël, bëje për ne”, ka shkruar Manaj në një video, ndërsa në qendër janë dy djem krah për krah me njëri-tjetrin, me simbolet respektive.
Rey Manaj ka shënuar golin e fitores kundër Serbisë në Leskovc, në 11 tetor të vitit 2025, në ndeshjen që i dha Shqipërisë biletën për “play off”-in e Botërorit.



Të tjera
Urimi i Erdoganit për Turqinë pas kualifikimit në Botëror
Konsumoni çdo ditë nga një lugë mjaltë herët në mëngjes
Tringëllima në veshë, nga vjen dhe si ndikon në jetën e atyre që vuajnë nga ky problem