Hetimet për identifikimin e autorëve vijojnë, ndërsa autoritetet franceze kanë shpallur një operacion të gjerë kërkimi për rikuperimin e bizhuterive të çmuara.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale dhe që Le Parisien ka verifikuar për autenticitetin e saj, tregon momentet e pabesueshme të arratisjes së dy grabitësve që vodhën bizhuteri me vlerë 88 milionë euro nga muzeu i Luvrit në Paris.
Në pamjet, që zgjasin rreth 30 sekonda, shihen dy persona teksa zbritin me vinç nga ndërtesa e muzeut, vetëm pak minuta pasi ishin futur nga një dritare për të arritur në Galerinë e Apolonit, ku ndodheshin ekspozuar thesaret. Menjëherë më pas, ata largohen me një motor, duke u zhdukur nga vendngjarja.
Sipas raportimit, njëri nga autorët mban një jelek fosforeshent, ndërsa tjetri një helmetë motoçiklete, dhe të dy janë veshur me rroba të zeza. Ajo që bie në sy është qetësia e tyre gjatë operacionit. Në prapavijë dëgjohet një zë që thotë:
“Janë me motor… po ikin… dreq, erdhi policia!”.
Pak sekonda më vonë, grabitësit përpiqen t’i vënë flakën vinçit, por nuk ia dalin. Videoja përfundon teksa ata largohen me shpejtësi në motorin e tyre.
Drejtoresha e Luvrit pranon mangësi në sistemin e sigurisë
E thirrur në një seancë të Komisionit të Kulturës së Senatit francez, drejtoresha e Luvrit, Laurence des Cars, pranoi se sistemi i jashtëm i kamerave të sigurisë ishte i pamjaftueshëm, duke e cilësuar si “pikën më të dobët” të mbrojtjes së muzeut.
“Sistemi i sigurisë brenda sallës së Apolonit funksionoi në mënyrë të përsosur, me të gjithë alarmet që u aktivizuan,” – tha ajo. – “Por jashtë ndërtesës, kamerat janë të vjetra dhe nuk mbulojnë të gjitha fasadat e Luvrit. Fatkeqësisht, në anën ku ndodhi grabitja, kamera e vetme ishte e drejtuar nga perëndimi dhe nuk kapte ballkonin ku ndodhi hyrja e hajdutëve.”
Si ndodhi grabitja spektakolare
Dy grabitësit hynë në muze duke përdorur një vinç të vendosur në rrugën publike. Me ndihmën e një sharrë elektrike, ata prenë një derë prej xhami, hynë në sallë, hapën vitrinet me bizhuteri dhe u larguan për vetëm pak minuta, duke rrëmbyer tetë thesare kombëtare franceze.
Hetimet për identifikimin e autorëve vijojnë, ndërsa autoritetet franceze kanë shpallur një operacion të gjerë kërkimi për rikuperimin e bizhuterive të çmuara.
Të tjera
KFOR-i Turk dhuron pajisje për një klasë në Prizren
“Dialogu Kosovë-Serbi në fokus: Sorensen tregon progresin prapa skenave”
Zëvendësministrja Gashi takon ministren franceze flasin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh