Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se Hajrulla Çeku, që është kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, është garancia për një kryeqytet më funksional dhe më i zhvilluar, transmeron KosovaPost.
Më anë të një postimi në Facebook, Kurti shkroi Prishtina është qendra e shtetit, është fytyra me të cilën prezantohemi para botës
“Prishtina është qendra e shtetit, është fytyra me të cilën prezantohemi para botës. Ajo ka dëshira e sfida, kërkesa e nevoja të mëdha por e ka edhe një potencial të jashtëzakonshëm. Prishtina ka potencial të bëhet një kryeqytet më funksional për përditshmërinë e njerëzve, më i zhvilluar për mirëqenien e qytetarëve dhe më i barabartë për të gjitha lagjet e komunitetet. Hajrulla Çeku në krye dhe kandidatët tanë për kuvendin komunal në ballë, janë mundësia dhe garancia për Prishtinën. Suksese e na priftë e mbara”, ka shkruar Kurti.
Të tjera
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Industria turke e mbrojtjes “po shkruan histori”
“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kër*cënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut