Një incident i paprecedentë ka ndodhur me faqen zyrtare të Lojërave Olimpike, e cila është bërë objekt i një sulmi kibernetik.
Në këtë rast, hakerët shqiptarë duket se kanë marrë përgjegjësinë për të shfaqur portretin e Gjestit, konkurrentit të njohur të Big Brother VIP Albania, bashkë me hashtag-un “#megjestin”.

Sipas raportimeve, hakimi ka ekspozuar dobësitë në menaxhimin e sigurisë së faqes, duke treguar se domeni nuk ishte i mbrojtur mjaftueshëm për të shmangur sulmet e tilla. Ky akt ka ngritur pikëpyetje mbi nivelin e sigurisë së platformave të mëdha dhe mbi përgjegjësinë e menaxherëve të tyre.
Produksioni i Big Brother VIP Albania ende nuk ka komentuar mbi këtë zhvillim, ndërkohë që Lojërat Olimpike kanë marrë masa për ta rikthyer faqen e tyre në gjendjen normale dhe e kanë fshirë tashmë postimin..

Ndërkohë, hashtag-u “#megjestin” vazhdon të jetë viral, duke e bërë këtë ngjarje një ndër temat më të diskutuara të momentit.



Të tjera
Mos “e humbni” mëngjesin!
Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake