Veprimtari Halil Geci ka theksuar se populli dhe rinia e Kosovës nuk do të lejojnë që veriu të rikthehet nën kontrollin e Serbisë, pavarësisht ndryshimeve politike në qeveri. Ai akuzoi opozitën se po zhvillon propagandë dhe pazare që i shërbejnë Beogradit, duke shtuar se kjo vetëm sa po e forcon mbështetjen qytetare për qeverinë aktuale.
Postimi i plotë i Halil Gecit:
POPULLI I KOSOVËS NUK E LEJON OPOZITËN QË VERIU TË KTHEHET MË NË DUART E SERBISË
Edhe nëse Albin Kurti nuk do të jetë në pushtet, populli dhe rinia e Kosovës nuk do të lejojnë që veriu të rrëshqasë përsëri atje ku ishte dikur.
Fushata e hapur e opozitës së bashkuar, veçanërisht LDK dhe PDK, që shpall publikisht se do të dalë në rrugë për protesta për ta “ngrehur zvarrë” Kurtin, nuk po bën gjë tjetër veçse po dëshmon dëshpërimin e saj.
Kjo propagandë nuk po e dobëson qeverinë, përkundrazi, po e forcon vendosmërinë e qytetarëve për ta mbështetur Kurtin dhe qeverinë e tij.
Kërcënimet, thirrjet për dhunë e madje edhe porositë për eliminim fizik të kryeministrit bëhen vetëm për një arsye: sepse Kurti dhe qeveria e tij ia kanë kthyer veriun e humbur Kosovës – atë veri që politikanët e mëparshëm ia kishin dorëzuar si “peshqesh” kasapit të shqiptarëve, Aleksandër Rankoviqit.
Slogani i ri i opozitës, i mbuluar me fjalë boshe, është në fakt:
Por ky plan është i destinuar të dështojë.
As rinia, as populli që qëndron i rreshtuar pas Albin Kurtit nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Edhe nëse Kurti nuk do të jetë në pushtet, veriu nuk guxon të rrëshqasë në gjirin e Serbisë me përkrahjen e opozitës, ashtu si dikur kur tradhtarët e çuan atje duke mbështetur Polarin e Brojes.
Nëse opozita guxon të shkelë mbi sakrificën kombëtare, do të përballet me zemërimin e qytetarëve. Populli do t’i ngrejë zvarrë dhe do t’i dërgojë atje ku e meritojnë – më së paku drejt Rusisë, aty ku kanë zemrën dhe interesat e tyre.
Të tjera
Osmani në ‘shënjestër’ shkak i Kurtit dhe sulmeve ndaj Listës Serbe, opinionisti zbërthen prapaskenat
Unë angazhohem për Drenasin kampion
“Liria ka Emër”, përfundon protesta në Hagë