Halil Matoshi: Kosova nuk është shtet i kryer, 'është pa tapi'- E ardhmja është totalisht e pasigurtë!

Halil Matoshi: Kosova nuk është shtet i kryer, ‘është pa tapi’- E ardhmja është totalisht e pasigurtë!

Analisti politik, Halil Matoshi, ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.

Matoshi thekson se Lëvizja Vetëvendosje dhe eksponentët e saj nëpër studio televizive e paraqesin Listën Serbe që është e lidhur ngusht me terrorrizmin dhe Radojqiqin.

“LVV dhe eksponentët e saj nëpër studio televizive, në media dhe në jetën politike e paraqesin qe Lista Srpska është e lidhur ngushtë me terrorizimin, me Radojiçiqin me bandën e tij paramilitare, me inkulcionin e Vuçiqit në veri të Kosovës”, tha ai.

Por analisti thotë se ka të vërteta nga ato që thuhen, mirëpo sipas tij ato janë të lidhur me një epokë që ka përfunduar.

Matoshi shprehet i habitur më votat e 100 deputetëve pro verifikimit të mandatit të Listës Serbe, ku thotë që vet e legjitimuan dhe legalizuon dhe tani ti thonë se janë të lidhur me terrorrizëm.

Tutje ai shton se vota pro Listës Serbe është tradhëti dhe se njerëzit po frikësohen për karrierën e tyre.

“Ka të verteta, ata janë të lidhur por janë të lidhur me një epokë që ka përfundu, dhe unë mendoj që Lista Serpska pas inkulcionit të Banjskës ka qenë e detonizume para shpërbërjes. Narrativa jonë e brendshme sidomos e partisë më të madhe që është në pushtet, që vazhdon ta mbaj pushtetin në të vërtetë e ka fuqizu faktorin serb. 119 deputetë kanë votu për verifikimin e mandateve, të gjithë partitë shqiptare dhe 9 deputet të Listës Srpska. Me verifikimin e mandatit të Srpskas, objektivisht e ke legjitimu dhe legalizu sistemin ton politiko juridik, si mundet tash kur keni votu 119 vetë dhe e keni legjitimu në pushtet tash me i thënë këta janë të lidhur me terrorrizmin është e padrejtë dhe me këtë Albin Kurti ka mrri me i shti në orbitën e vet, me i frikësu krejt ish opozitën sepse tash vota pro Listës Serbe, është tradhëti dhe njerëzit po frikësohen për karrieren e tyre”, tha ai.

Analisti vlerëson se Kosova nuk është shtet i kryer, siç thotë ai është ‘pa tapi’, ku shton se e ardhmja është totalisht e pasigurtë dhe se duhet të dijë çdo qytetarë që Kosova është në një gjendje të rrëshqitshme gjeopolitike.

“Mendësia e Rilindjes Kombëtare e Hasan Prishtinës, të cilën e synon Albin Kurti me zbatu sot është vonesë historike një shekull e gjysmë, prandaj sot duhet me u adoptu në kushte të reja, moderne. Kosova nuk është shtet i kryer, është ‘pa tapi’ e kujt është toka e Kosvoës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk është anëtare e BE, KIE, OSBE. Albin Kurti e ka trondit këtë taban ku qëndron shteti i Kosovës, dhe e ardhmja për mua është totalisht e pasigurt dhe duhet cdo qytetar me e dit që Kosova është në një gjendje të rrëshqitshme gjeopolitike”, përfundoi ai për GazetaBlic.