Haliti: Kurti e la Kosovën një vit pa qeveri - Sanksionet e BE-së dhe ndërprerja e dialogut me SHBA-në, goditje e madhe për vendin

Haliti: Kurti e la Kosovën një vit pa qeveri – Sanksionet e BE-së dhe ndërprerja e dialogut me SHBA-në, goditje e madhe për vendin

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ishte i ftuari i radhës në BlicInterview me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.

Haliti thekson se shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe situata në veri kanë qenë shqetësimet kryesore të qytetarëve, duke kritikuar mungesën e aksionit real politik nga opozita.

Ai gjithashtu ka kritikuar edhe qeverisjen e Kurtit, ku shton se i njejti ka vepruar dhe funksionuar në mënyren se si ka mendu vet.

“Në mendje njerëzve iu ka mbet veriu më shumë, shtrejntimi i rrymës, këto kanë qenë do të thoja ato që kanë nxitë debate më shumë, kanë shpreh njerëzit shqetësime. Ndërsa në politik kuptohet ka vazhdu i njejti avazh, kryesisht në media pa aksion politik të opozitës dhe Albini ka vepru dhe ka funksionu në mënyrën se si ka mendu dhe desht vet. Aksioni politik nuk kisha me konsideru që është vetëm për ta mbajt një konferncë për media dhe për të diskutu në Kuvend me minutazhin e caktum, por aksioni politik nënkupton angazhimin dhe bashkimin e opozitës me interesat e qytetarëve. Po themi u shtrejntu energjia, dhe qytetarët duhet me pas dikë që i del në ballë kësaj situate, me protesta, protestat janë mjeti i vetëm demokratik përmes të cilës bashkohen njerëzit, bashkohen zërat”, tha ai.

Ai thekson se vendi ka mbetur për një vit pa qeveri dhe pa shërbime për qytetarë, për shkak të Albin Kurtit, çka sipas tij ka dëmtuar rëndë procesin e integrimit evropian.

“Mendoj që gabimet i ka bërë Albin Kurti, sepse e ka lënë Kosovën 1 vit pa qeveri, pa shërbime për qytetarë, ka sunu Kosovën i vetëm dhe ky është një problem shumë i madh për një vend që pretendon të jetë demokratik, për një vend që është në rrugëtim për të hy për tu integru në BE dhe në pjesën perëndimore të shoqërisë ose të rruzullit tokësor, kështu që ua ka mbyllë deren sepse askush s’ka deshtë me taku për shkak se nuk ka pas qeveri për të bisedu as për të ardhmën e Kosovës”, vlerësoi ai.

Për fund, Haliti thotë se më të rëndat kanë qenë sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe ndërprerja e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Më e rënda ka qenë vendosja e sanksioneve nga BE për shkak të veprimeve të papërgjegjshme që janë konsideru të kryeministrit dhe të qeverië së Kosovës dhe ndërprerja e dialogut strategjik nga ShBA mendoj që ka qenë një goditje e radhës, që njerëzit nuk e kanë parasysh shumë këtu te ne por goditja ka qenë e madhe”, përfundoi ai.