Lëvizja palestineze e rezistencës, Hamas, ka propozuar vendosjen e ushtrisë turke në Rripin e Gazës si pjesë e një marrëveshjeje për armëpushim me Izraelin, gjatë raundeve të fundit të negociatave që po zhvillohen me ndërmjetësimin e palëve të treta, transmeton Kosova Post.
Sipas burimeve diplomatike, kjo kërkesë është bërë me arsyetimin se prania e një force të huaj me ndikim rajonal do të garantonte zbatimin e marrëveshjes dhe mbrojtjen e civilëve palestinezë.
Megjithatë, Izraeli e ka kundërshtuar kategorikisht këtë ide, duke e hedhur poshtë çdo mundësi të pranisë ushtarake turke në Gaza. Zyrtarë amerikanë kanë konfirmuar për mediat ndërkombëtare se pozicioni izraelit është i palëkundur, duke shtuar se kjo pikë ka krijuar tension të ri në procesin negociator.
Ndërkohë, Turqia ende nuk ka reaguar zyrtarisht mbi këtë zhvillim, por burime të afërta me qeverinë turke kanë lënë të kuptohet se Ankaraja është e gatshme të luajë rol aktiv në garantimin e paqes dhe ndalimin e luftës në Gaza.
Të tjera
Merz kërkon nga Kosova dhe Serbia dialog dhe normalizim të marrëdhënieve
Si të zbuloni një gënjeshtar, duke përdorur komunikimin joverbal
“Tradhtova të dashurin dhe tani jam shtatzënë”, Rrëfimi i një gruaje: Nuk e di kush është babai