Hamasi ka kthyer trupat e katër pengjeve të tjera të ndjera, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), ndërsa puna e identifikimit është duke u zhvilluar.
Kryqi i Kuq i mblodhi eshtrat në arkivole dhe ia dorëzoi ato ushtrisë izraelite vonë natën e së martës, shkruan BBC.
Transferimi erdhi pasi Izraeli paralajmëroi se do të kufizonte ndihmën në Gaza derisa Hamasi të kthente trupat e të 28 pengjeve të vdekur. Grupi i armatosur palestinez dorëzoi 20 pengje të gjallë dhe katër të vdekur të hënën.
Mbetjet mortore të 45 palestinezëve të vdekur që mbaheshin të mbajtur në Izrael u kthyen në Gaza të martën, tha Kryqi i Kuq në një deklaratë.



Të tjera
Prokuroria autorizon policinë për intervistimin e të dyshuarve në Viti për manipulim me vota
Ish-komandanti i UÇK-së mbështet edhe një mandat për Vjosa Osmanin, pavarësisht kritikave
Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim