Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se dikush duhet të punojë për heqjen e saksoneve të BE-së ndaj Kosovës.
Ai ka treguar se një gjë të tillë nuk mund ta bëj qeveria e VV-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se pasojat e këtyre sanksioneve po i vuajnë qytetarët, jo udhëheqësit e Kosovës.
“Vendi më pro-evropian në Evropë nën sanksione të BE-së prej vitit 2023 për shkak të politikave të Albin Kurtit. Pasojat po i vuajnë qytetarët e Kosovës, jo udhëheqësit e tyre. Dikush duhet të punojë për heqjen e sanksioneve para se Kosova t’i rikthehet rrugës së integrimeve euro-atltantike. Qeveria e Vetëvendosjes nuk mund ta bëjë këtë”, ka shkruar Hamiti.



Të tjera
Zakone që mund t’i mësoni për pak minuta, ju ndihmojnë në jetë
Smoothie me mandarinë dhe banane
Tri produkte që eliminojnë erën e keqe