Hamiti reagon ndaj Lumir Abdixhikut: “Kur ‘mercenari’ e harron pasqyrën”

Autorja shkruan se termi “mercenar” po përdoret gabim dhe ngre pyetje për figurat dhe vendimet brenda LDK-së.

Refiqe Hamiti ka publikuar një reagim në Facebook me titull “Kur ‘mercenari’ e harron pasqyrën”, ku i drejtohet kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Në postim, ajo polemizon rreth përdorimit të termit “mercenar” në debatin politik dhe ngre kritika për zhvillimet dhe vendimmarrjen brenda LDK-së.

Postimi i plotë

KUR “MERCENARI” E HARRON PASQYRËN

Lumir, po më duket se të mungon qartësia.

A e di çfarë do të thotë mercenar?

Mercenari nuk ka ideal.

Nuk ka bindje.

Mercenari ka pagesë,ka interes dhe ka orientim sezonal.

Synimi i mercenarit është pushteti, jo parimi.

Karrika, jo ideja.

* Të flasë sipas urdhrit që merr,

* Të sulmojë sipas nevojës dhe të harrojë çfarë ka thënë dje.

Prandaj, Lumir, na trego pak:

Sepse kur i hedh një sy oborrit tënd,

të duken më shumë si skuadër e kompletuar,

se sa si përjashtim.

Partia jote nuk është rrethuar nga mercenarë

ajo është mbushur me ta, dhe tani nuk po dini as nga cila derë të dilni.

Thonë se fjala e thënë kthehet te ai që e përdor.

Këtë herë, fjala “mercenar” ,paska zgjedhur adresën e saktë.

PS:

Besian Mustafa është djalë fisnik.

Babë e babgjysh i ka pasur në LDK.

Ai rri aty si trashëgimtar i një rruge, jo si i ardhur me porosi.

Ka folur vonë Besiani për Hashim Thaçin

dhe për rolin e LDK-së në zgjedhjen e tij president.

Kjo nuk kërkon koment.

Por ti, Lumir nga erdhe?

Kush të vendosi “njësh” në LDK?

Pse i vonove programet dhe nuk i paraqite as para 10 muajsh, as para 28 dhjetorit?

Pse fole vonë dhe u zgjove vetëm kur rezultati ra në 13 përqind?

Kujtohu pak.

Isa Mustafa nuk erdhi nga baza — erdhi si mercenar politik.

Ai të solli ty, e pastaj ju së bashku e përzhitët LDK-në. si specat në mazë.

Po të kishit pasur shije si specat në mazë,

sot do t’ju kishim zgjedhur si më të mirët në nahí.

Por djegia nuk është shije është shenjë paaftësie.

Dhe jo:

Albin Kurtin kurrë nuk mund ta quash mercenar,

nëse ke aluduar për të.

Sepse atë nuk e solli askush.

Ai u krijua vet — me dinjitet, strategji dhe qëndrueshmëri.

Kaq është dallimi:

Disa vijnë me porosi,

Disa ndërtohen me mund.

Misionin e mercenarit e ke kryer ti.

Nuk ke pse të frikësohesh.

Mjafton të të gjykojë ndërgjegjja

për atë që ia bëre LDK-së

bashkë me urdhërdhënësin tënd, Isa Mustafa.