Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka ardhur reagimi i nënkryetarit të kësaj partie Bedri Hamza.
Hamza ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm që Krasniqi ka dhënë në udhëheqje.
“Nuk gjej fjalë për ta falënderuar mikun tim, Memli Krasniqin, për kontributin e madh që ka dhënë në udhëheqjen e PDK-së. Me integritet, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, ai e drejtoi partinë në periudhat më të vështira”, ka shkruar Hamza.
Duke shprehur respektin dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e sinqertë, Hamza shtoi se partia në këto momente po përballet me sfida të rëndësishme.
“Respekt dhe mirënjohje për bashkëpunimin korrekt dhe për gjithçka që ke bërë për PDK‑në, miku im. Sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar, të përkushtuar dhe të vendosur përballë sfidave që na presin. Bashkimi, besimi dhe përkushtimi ynë i përbashkët janë forca më e madhe e PDK‑së dhe garancia e suksesit tonë”, ka shkruar Hamza.
Ndryshe Memli Krasniqi pas zyrtarizimit të dorëheqjes ka bërë të ditur se Bedri Hamza duhet të jetë kandidati i ardhshëm për kryeministër nga PDK, derisa ka theksuar se do ta ketë mbështetjen e tij edhe për postin e kryetarit të partisë.



Të tjera
Rrjedh afati për formimin e Qeverisë – Hoti: “LVV dy herë e mori mandatin pa asnjë bazë”
Ramush Haradinaj në mbështetje të protestës për UÇK-në në Strasburg
Laporta flet për idenë e rikthimit të Messit te Barcelona