Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili dje e anuloi pjesëmarrjen në një tubim me bashkatdhetarë në Vjenë të Austrisë, sot duke e postuar një fotografi nga ky tubim që ishte mbajtur nga strukturat e PDK-së, e ka falënderuar secilin pjesëmarrës për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën.
Hamza ka thënë se si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë.
“Bashkatdhetarët në Austri
Secilin pjesëmarrës në tubimin e mbrëmshëm në Vjenë, secilin bashkatdhetar, e falënderoj për mbështetjen e palëkundur dhe angazhimin për Kosovën.
Si në Austri, si kudo nëpër botë, mbështetja e vazhdueshme e bashkatdhetarëve për Kosovën, vendin tonë e bën çdoherë më të mirë.
Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.



Të tjera
Gabimet që çojnë në pagjumësi
Nuk ka arsye pse të mos qëndrojë te PSG
Bastoni kërkoi falje për gabimin, duhet të luajë për Italinë