Hamza: Qëndroj para jush, i gatshëm për t’ju udhëhequr

Hamza në Prizren: Do ta krijojmë Gardën Kombëtare sipas standardeve të NATO-s

Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në hapje të fushatës zgjedhore në Prizren ka prezantuar programin e tij qeverisës që përfshin zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve, arsimin, shëndetësinë, drejtësinë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme.

Hamza tha se Kosova ka nevojë për një kapitull të ri stabiliteti, pasi qeverisja e kaluar ka dhënë shumë premtime por rezultatet kanë qenë shumë të vogla.

Ai, përveç rritjes së pagave 50 për qind, premtoi se të ardhurat deri në 400 euro nuk do të ketë tatim, ndërsa nga 400 deri 800 euro do të ketë tatim vetëm 8 për qind.

 

“Ne besojmë në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që nuk e lë pas asnjë qytetar. Prandaj, do t’i rrisim pagat dhe pensionet. Pagat për mësimdhënësit dhe arsimtarët, për mjekët, policët, zjarrfikësit, ushtarët dhe për të gjithë ata që paguhen nga buxheti i shtetit do të rriten deri në 50 për qind mbi pagën aktuale. Edhe sistemin tatimor do ta bëjmë më të drejtë të ardhurat deri në 400 euro më nuk do të tatohen, do ta kenë tatimin zero, nga 400 deri 800 do tatohen me vetëm 8 përqind, ndërsa pagat mbi 800 euro maksimumi 10 për qind. Do ta shfuqizojmë edhe ligjin aktual të tatimit në pronë dhe do ta heqim TVSH për produktet esenciale dhe energjinë. Bizneset nuk do të paguajnë më TVSH në kufi, por pas shitjes në brendi të territorit. Bizneset e vogla me qarkullim deri 10 mijë euro nuk do të tatimohen fare, bizneset me qarkullim deri 30 mijë euro do të tatimohen vetëm mbi bazën e fitimit real”, tha Hamza.

The post Hamza në Prizren: Do ta krijojmë Gardën Kombëtare sipas standardeve të NATO-s appeared first on Kosovapost.net.