Hani i Elezit përfundon i pari numërimin e votave për asamblistë – del lista e plotë!

Hani i Elezit përfundon i pari numërimin e votave për asamblistë – del lista e plotë!

Komuna e Hanit të Elezit ka përfunduar e para procesin e numërimit të votave për asamblenë komunale, pas zgjedhjeve të 12 tetorit (pa votat e diasporës dhe ato me kusht)

Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë e para me gjithsej 1,786 vota, duke siguruar epërsi ndaj subjekteve tjera.

Në vendin e dytë është radhitur Lëvizja Vetëvendosje, me kandidaturën e Medina Imishtit, që ka marrë 1,063 vota. Pas saj vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 919 vota, ndërsa në fund të renditjes është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 894 vota të fituara.

Pritet që në orët në vijim të konfirmohen edhe rezultatet përfundimtare dhe ndarja e mandateve në kuvendin komunal.