Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë shumë flavonoide mund të parandalojë shtimin në peshë dhe në të njejtën kohë përshpejton humbjen e peshës.
Hulumtuesit nga Harvardi dhe Universiteti i Anglisë Lindore (UEA) zbuluan se konsumimi i ushqimeve të caktuara që përmbajnë flavonoide mund të reduktojnë ndjeshëm shtimin e peshës.
Sipas profesorit në UEA dhe autorit kryesor në studim, Aedin Cassidy, ushqimet më të mira për të pasur formë perfekte trupore janë si më poshtë:
- Mjedrat
- Boronicat
- Manaferrat
- Luleshtrydhet
- Qershitë
- Rrushi
- Kumbullat
- Rrepka
- Çaji
- Kakao
- Dardha
- Molla
- Portokaj, grejpfrut, limon
- Qepë
- Speca
- Patëllxhan i zi
Studimi zbulon se nëse konsumohen vetëm 80 gramë nga frutat dhe perimet nga kjo listë, shëndeti juaj përmirësohet.
Rezultatet treguan poashtu se sasi të vogla të flavonoideve mund të ndikojnë në mbajtjen e peshës ideale dhe madje edhe në humbjen e peshës së tepërt.



Të tjera
Enver Hoxhaj e Xhavit Haliti në tregun e Pejës, kërkojnë “çelës që e çmonton qeverinë, që ia heq shrafat”
Blakaj: Procesi i dytë gjyqësor ndaj Thaçit po përdoret si arsye për të mos e liruar nga paraburgimi
Su*lme të reja ruse në infrastrukturën civile