Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë në ceremoninë e prerjes së shiritit që shënon zyrtarisht përfundimin e një projekti të ndërtimit të urës për këmbësorë në Zubin Potok.
Siç njofton KFOR-i, Grupi i Përbashkët i Mbështetjes së Logjistikës dhe ushtarët e Komandës Rajonale Lindje punuan gjerësisht për të modifikuar rrjedhën e lumit dhe për të vendosur shtyllat prej betoni dhe për të krijuar këtë urë.
“Ura e këmbësorëve do të përdoret nga shumë anëtarë të komunitetit lokal, duke përfshirë fëmijë, gjatë rrugës për në shkollë”, tha KFOR-i.
Kjo përpjekje, sipas KFOR-it, ishte pjesë e projekteve të rregullta të kryera nga KFOR-i në mbështetje të nevojave të komuniteteve lokale.
Në këtë përurim, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.



Të tjera
S’ka rikthim të Neymarit te Brazili, publikohet lista për ndeshjet e marsit
Do mbetet përherë një mik i vërtetë i Kosovës, u bë zëri i jonë në Bruksel
A mund ta ‘çlirojë’ Amerika Ngushticën e Hormuzit? Ja çfarë bëri Ronald Reagan 39 vite më parë