Prej sot është hapur onlajn faqja e “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore të shkencës albanologjike, bashkë me veprat “Historia e Shqiptarëve” dhe “Enciklopedia Shqiptare”, projekte të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për promovimin e identitetit, historisë dhe trashëgimisë kulturore mijëravjeçare të shqiptarëve.
Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike si dhe institute të tjera të Akademisë së Shkencave ndanë linkun për të gjithë përdoruesit, me domenin “fjalori.online”, duke ofruar qasje të lirë në të. Ky veprim erdhi pas vendimit nr. 1, të datës 6 janar të Akademisë së Shkencave.
Platforma onlajn është konceptuar në mënyrë që lexuesit të ndërveprojnë me fjalorin në të gjitha pajisjet digjitale.
Për nëntë muaj do të mblidhen mendime, sugjerime e plotësime për përmirësimin e këtij fjalori. Pas kësaj periudhe, Redaksia e Fjalorit dhe Koordinatori Teknik, brenda një afati tremujor, pasqyrojnë gjithë sugjerimet e mbledhura.



Të tjera
Trumpi do të takohet me udhëheqësen e opozitës venezueliane
S’ka lidhje sasia por cilësia e gjumit, për të pasur një tru të shëndetshëm
Policia apelon për kujdes e përdorim të pajisjeve dimërore