Haqim Ramadani fiton ndaj kandidatit nga VMRO-DPMNE në Bërvenicë

Haqim Ramadani fiton ndaj kandidatit nga VMRO-DPMNE në Bërvenicë

Kandidati i koalicionit VLEN Haqim Ramadani do të jetë kryetar i ardhshëm i Bërvenicës, pasi në raundin e dytë mori më shumë vota se kundërkandidati i tij nga radhët e koalicionit Maqedonia Jote, udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Jovica Ilievski, shkruan KosovaPost.

Në një postim në Facebook, kandidati i VLEN-it ka falënderuar diasporën shqiptare për fitoren e madhe.

“Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. Iu luta Zotit të më japë dashurinë e popullit – dhe Ai ma plotësoi dëshirën.  Faleminderit nga zemra diasporës që më përkrahu pa kursim, që sakrifikoi kohën, mundin dhe të ardhurat për këtë kauzë. Ju jeni forca jonë më e madhe”, ka shkruar Ramadani.