Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës ku pritet që sot të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit.
Haradinaj ka thënë se si AAK nuk do të jenë pengesë e zgjedhjes së kryeparlamentarit, mirëpo tha do të vendosin bashkërisht me dy partitë tjera opozitare PDK e LDK.
I pari i AAK-së tha se ka deklarime prej tyre se nuk do të marrin pjesë në votim edhe për kryeparlamentarin.
“Jo nuk besoj që ka ndryshime, sot me siguri do të japim betimin. Nëse shumica ka vota do të votohet edhe kryetari i Kuvendit Ne në princip kemi thënë se jemi për konstituimin e Kuvendit, por do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën nuk do të ndahemi as për kryetarin e Kuvendit. Ka deklarime se opozita nuk do të marr pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit, por nëse ndryshon diçka sa i përket AAK për kryetar të Kuvendit nuk e bëjmë pengesën, sa i përket qeverisë e dini qëndrimin tonë”, ka thënë Haradinaj.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se dërgonte informacione tek BIA serbe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në ISIS
Kam marrë kërcënime për dhunim të vajzave, jemi të detyruar t’i izolojmë
Inspektorati dhe Policia e Kosovës marrin nën kontroll objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë