Haradinaj akuzon Kurtin për bllokadë të Kuvendit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, reagoi në lidhje me bllokadën në Kuvend.

Ai akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për situatën e krijuar.

“Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit. Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet.

Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes.

Është fare e thjeshtë:

Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita.

Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit.

Formo Qeverinë.

Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë.

Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen.

Sërish dështoi konstituimi i Kuvendit, vazhdimi të shtunën”, shkroi në Facebook, Haradinaj.