Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.
Duke i uruar suksese në mandatin e tij, kreu i AAK-së i ka ofruar bashkëpunim.
“I nderuar z. Bedri Hamza,Ju uroj për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës! Ju uroj suksese në mandatin tuaj dhe ju ofroj bashkëpunim, në emër të Aleancës dhe timin, për interesat e qytetarëve dhe të mirën e Kosovës”, shkruan Haradinaj në një postim në Facebook.
Bedri Hamza erdhi në krye të PDK-së gjatë së hënës dhe në këtë pozitë e zëvendëson Memli Krasniqin.




Të tjera
Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme
Kosovë – Zvicër, çka thonë rregullat e UEFA-s e FIFA-s kur bie shi i madh si ky sot?
Efekti i dyfishtë i kafesë në lukth