Pas raportimeve të shumta se ushtria e Kosovës, ka pasur mungesë ushqimi, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se goditjet e Qeverisë kundër ushtrisë janë të qëllimshme.
Sipas tij, kjo është përgjegjësi penale e kombëtare.
Reagimi i plotë:
I mërzitur me gjendjen në të cilën Qeveria Kurti e ka sjellë Ushtrinë e Kosovës.
Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme.
Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare.
Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndrrojmë Qeverinë!



Të tjera
Sinjalet që i jep trupi kur keni probleme me tiroiden
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, te0më dorëzimi i materialeve arkivore
Kurti prezanton programin qeverisës, premton investime në mbrojtje, në energji, në edukim dhe në mirëqenie