Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se temë e diskutimit ishin zhvillimet në Kosovë dhe rajon si dhe raportet mes dy vendeve.
“Sot prita në selinë e Aleancës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, znj. Heleni Vakali.Biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, për raportet ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të tyre”, ka shkruar ai.
Tutje, Haradinaj tha se ka kërkuar edhe njohjen e Kosovës nga Greqia, duke potencuar se nga kjo do të përfitonin të dy vendet dhe i gjithë rajoni.
“Ambasadores Vakali i shpreha mirënjohje për mbështetjen e dhënë proceseve për Kosovën dhe e ftova që të mbështesë vendin tonë në angazhimet për njohjen e shtetit të Kosovës nga Greqia dhe në proceset e integrimit euro-atlantik. Njohja e Kosovës nga Greqia do të krijonte horizonte të reja zhvillimi, nga e cila do të përfitonin jo vetëm vendet tona, por i gjithë rajoni”, përfundoi ai.
Të tjera
Jep dorëheqje Kozak, miku i kamotshëm i Putinit
Mosmarrëveshje me Fodan? Emir Sahiti sqaron situatën
Asambleja e OKB-së thërret liderët botërorë – Osmani mes tyre në New York