Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj, po ndjehet i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 26 qershorit për konstituimin e kuvendit.
aradinaj tha se vendimi i Kushtetueses është në linje me atë të kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe siç u shpreh ai, afati prej 30 ditësh për konstituimin e kuvendit nuk e përmbyll gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
“Pak a shumë jam i zhgënjyer me Gjykatën Kushtetuese. Po ju tregoj dy elemente pse: Gjykata Kushtetuese nuk ka lëndë përditë, ka lëndë vetëm kur ia dërgon një palë. Nuk është si gjykatat e zakonshme që i ka një mijë lëndë e kur i shkon edhe një, duhet me pritë kur i vjen rendi”.
“Së pari jam habitur që i ka marrë 60 ditë me kthy përgjigje për një temë që është bukur me urgjencë në vend. Se nuk i kanë pas 10 lëndë tjera edhe nuk kanë qenë zënë, kjo lëndë ka mund të trajtohet për një periudhë dyjavore edhe na ia kishim fituar Kosovës edhe gjashtë javë tjera. Tjetra është se ata nuk jetojnë në një planet tjetër por në Kosovë, ata po e shohin ku janë problemet e këtij vendi. Gjyqtarët e Kushtetueses e dinë çka po i ndodhë këtij vendi”, theksoi Haradinaj.
Ai tutje u reagoi ashpër gjyqtarëve të Kushtetueses, pasi sipas tij vendimi që kanë marrë i shkon për shtati qasjes së Kurtit, siç tha ai për të mbajtur grusht shtet në Kosovë.
“Mendoj se gjyqtarët e kanë pasur një mundësi të artë për ta ndihmuar vendin e vetë, me interpretu situatën ekzistuese institucionale në bazë të Kushtetutës se e kanë atë të drejtë me i dhanë perspektivë vendit. E vërtetë është që e kanë dhënë një afat 30 ditor, por nuk e kanë mbyllë këtë gjendje pra e kanë lënë të paqartë”.
“Duke qenë kështu, kam drojë se edhe ky vendim është pak a shumë në qasjen e Kurtit për me mbajt një grusht shteti në Kosovë. Ky vendim nuk ka qenë i qartë sa me pengu një grusht shtet që po ndodhë në Kosovë”, tha më tej Haradinaj.
Të tjera
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson in*farkt në Voskopojë
Protesta në Hagë: Hipokrizia e deputetëve të PDK-së dhe rëndësia e Gjykatës Speciale për drejtësinë në Kosovë
Osmani në ‘shënjestër’ shkak i Kurtit dhe sulmeve ndaj Listës Serbe, opinionisti zbërthen prapaskenat