Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se ka interesim të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, por që nuk janë të interesuar për një koalicion me Kurtin.
Për IndeksOnline, Haradinaj ka thënë se Kurti s’i ka numrat për të formuar qeverinë.
Mirë do të ishte, sipas tij, që opozita ta bëjë qeverinë, deri në kohën kur zgjidhet presidenti i Kosovës.
Megjithate, ai thotë se si datë e mundshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme mund të jetë 14 dhjetori.



Të tjera
Ndeshja Kosovë-Rumani, biletat falas
Pesë shenja që tregojnë se dikush është xheloz për ju
Barcelona e nxjerr në shitje Ferran Torresin