Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha se shpreson se kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka votat për krijimin e qeverisë së re sot.
“Tash ta shohim. Meqenëse zoti Kurti ka thënë që ta kryejmë Kuvendin pastaj i ka numrat, shpresoj që i ka”, tha ai para gazetarëve.
Haradinaj tha se ka informacione se “do të tentohet në një votim i fshehtë për shkak të ndonjë kontrabande individuale të deputetëve”.
“Ne gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi pro institucioneve, sa më shpejt që të krijohen, por nuk shoh që do të ketë ndonjë zgjidhje të qëndrueshme sot për sot”, tha ai.



Të tjera
Sekuestrohet he*roinë, arr*estohen tre persona
Kurti kërkon ngritjen e statusit të Kosovës në Organizatën e Frankofonisë
Tr@gjedi në Gjermani, vd@es 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja