Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas konferencës së djeshme të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se kërkesat e tij janë “veç vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës”.
Haradinaj ka thënë se për situatën e krijuar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është Vuçiq, duke shtuar se i njëjti ka sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
“Ai e ka minuar procesin e dialogut për njohje. Ai i ka urdhëruar serbët lokal të braktisin jetën institucionale. Ai i ka urdhëruar ata t’i braktisin zgjedhjet. Ai i ka mbështetur grupet kriminale dhe i ndikuar edhe nga Rusia, ka hartuar skenar për destabilizimin e Kosovës. Prandaj kërkesat e tij sot, janë veç vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka fajësuar edhe Qeverinë Kurti.
“E dhimbshme, por fatkeqësisht terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë, të mbështetura edhe nga disa qarqe ndërkombëtare, e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë Kurti. Ajo ka bërë që politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, të mos duket edhe aq e keqe. Me Serbinë ka veç një zgjidhje, njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues”, ka shkruar tutje ai.



Të tjera
Shteti po investon në ju dhe ju duhet me ia kthy me medalje
Shurupi natyral kundër kollës
Xhudo është suksesi më i madh që kemi ndërtuar dhe treguar si shtet në sport