Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka nisur kritika për Qeverinë e Kosovës, duke i akuzuar se e njëjta nuk po i trajton njëjtë qytetarët e saj.
Me rastin e një vizite në Komunën e Gjilanit ku u pritë në shoqatën “HANDIKOS” nga kryetari i saj Fatmir Shurdhani. Haradinaj e vlerësoi si të papranueshme që sipas tij kjo pjesë e ndjeshme e shoqërisë sonë, përballet me neglizhencë nga institucionet.
“Ligji aktual, e po ashtu edhe skemat aktuale pensionale dhe sociale nuk reflektojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve e as koston reale të jetesës, veçanërisht atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit. Programi ynë parasheh përmirësimin e bazës ligjore për personat me nevoja të veçanta, si dhe rritje 50% në të gjitha skemat pensionale dhe sociale”, shtoi Haradinaj.
“Bashkërisht, pas 9 shkurtit, do të ndërtojmë një Kosovë që kujdeset për të gjithë qytetarët e saj!”, tha ndër tjera i pari i AAK-së.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar