Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti.
Sipas Haradinajt, kushdo që ndihmon në formimin e Qeverisë Kurti III është “argat i Serbisë dhe Rusisë”.
“Sa i përket qeverisë, unë jam i bindur: kushdo që e ndihmon, pra Qeverinë Kurti III, është argat i Serbisë dhe Rusisë. Këtë nuk e ndryshoj. Është serioze”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka drejtuar gjithashtu akuza ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me politikën energjetike të qeverisë dhe vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor.
Dhe së fundmi, Kurti i quan 1 për qind (bizneset), e e patë me çfarë demagogjie po përpiqet sërish ta mashtrojë popullin, duke i thënë një pjese të tij: ‘Mos u mërzitni për këta…’”, ka deklaruar Haradinaj.
Të tjera
Çeku synon transformimin e kryeqytetit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga ShBA-ja
Gazetarja vizuale që dokumentoi Ga*zën e u vr*a në një su*lm ajror nga Iz*raeli