Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar kujtimin e 106 martirëve të ekzekutuar nga forcat serbe në fshatin Pastasel të Rahovecit, gjatë luftës së Kosovës në pranverën e vitit 1999. Ai e ka quajtur këtë tragjedi si një moment që forcoi më tej vendosmërinë e popullit shqiptar për liri dhe shtetndërtim.
Haradinaj tha se aparati shtetëror serb, duke parë fundin e tij, aktivizoi makinerinë e tij vrastare kundër popullit shqiptar, duke lënë pas dhimbje të pashlyeshme për shumë familje dhe tërë kombit.
Ai kujtoi gjithashtu 42 shqiptarë të pafajshëm nga fshati Burim i Malishevës, të cilët patën të njëjtin fat dhe u ekzekutuan nga forcat serbe.
Haradinaj theksoi se Kosova kurrë nuk do të harrojë ata që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi, dhe që do të mbeten të nderuar dhe të përjetshëm në kujtesën e kombit.



Të tjera
Vr*itet një 71-vjeçare nga Kosova në Cyrih
Kapsllëku kronik rrit rrezikun edhe për probleme me veshka
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës