Në prononcimin për media pas takimit me Presidenten Osmani dhe liderët tjerë të partive parlamentare, ai tha se e para e shtetit s’mund të pranojë mandatar të ri pa shumicë.
“Kurti nuk ka qenë i qartë nëse është vetë mandatar, apo e propozon dikë tjetër. Nëse e propozon veten, është pak situatë jo e lehtë, nuk e di si do ta trajtojë presidentja.
Besoj që presidentja e ka edhe një situatë që duhet me e shqyrtu: nuk mundet me pranu mandatar të ri pa shumicë, pra nuk mundet me marrë një kërkesë të dytë pa u konfirmu numri i deputetëve 61. Me shumë gjasa nuk do të ketë mandatar tjetër, mirëpo ajo ideja me shfrytëzu kohë, e me marrë kohë, po vazhdon”, deklaroi kreu i AAK-së.



Të tjera
Morena Taraku nuk e bleu me para “Bentlyn” luksoz, kjo është mënyra
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026