Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i cili ka thënë se ai dhe partia e tij e kanë përkrahur Haradinajn vazhdimisht, veçanërisht në vitin 2017, kur ai u bë kryeministër.
Limaj kishte thënë se Nsima kishte dhënë gjithë potencialin elektoral që kishte në atë kohë për të mbështetur Haradinajn, duke shtuar se nuk i kanë borxh njëri-tjetrit.
“Me hidhërim të shpisë mos iu gjuaj kojshisë”, kishte thënë Limaj ndër të tjera, i cili pas zgjedhjeve u nda nga koalicioni parazgjedhor që kishte me AAK-në dhe u vetë-ofrua për bashkëpunim me Vetëvendosjen.
Megjithatë, për Haradinajn kjo temë është e mbyllur.
Të tjera
Pastroni mushkëritë duke përdorur këto tre ushqime natyrale
Su*lmet e fundit të Iz*raelit ndaj vendeve të rajonit duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi
Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Barduanit dhe ambasadores greke