AAK-ja ka njoftuar se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat me të cilat po përballet Kosova, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Italisë.
“Haradinaj i uroi ambasadorit Antonini mirëseardhje dhe sukses në detyrën e tij diplomatike, duke e falënderuar për mbështetjen e çmuar dhe të vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe të konsolidimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, në këtë kontekst, Haradinaj theksoi rëndësinë që Kosova t’i rikthehet kursit të saj euro-atlantik, një proces që duhet të kulmojë me anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Të tjera
Vr*itet një 40-vjeçar në Ferizaj, arr*estohet i dyshuari
Nuk kishte prova për dhu*në të UÇK-së kundër serbëve
Nëse UÇK-ja e ‘99-ës ishte partnere e ShBA-së, pas 2000-ës ndodhi një çinteresim për të