​Haradinaj pyetet për deklaratat e Limajt: S’po më kujtohet asgjë, është e kaluar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka refuzuar të komentojë deklaratat e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj rreth historikut të tyre të koalicionit.

Sipas tij, deklarimet e Limajt nuk janë relevante, derisa u kërkoi gazetarëve ta pyesin për tema të tjera.

Haradinaj tha se kanë ofruar dy mundësi për zhbllokimin e situatës në Kuvend, duke ofruar emra të përshtatshëm sipas tij për të votuar për kryeparlamentar.

Haradinaj për deklaratat e Limajt: S’kam ndonjë koment, s’po më kujtohet asgjë…

Para pak ditësh, Limaj njoftoi se Forumi i Intelektualëve i është bashkuar Nismës Socialdemokrate.

Deputetët dështuan të konstituojnë Kuvendin edhe në përpjekjen e 22-të. As në tentimin e radhës, koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, nuk arriti të formojë Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.