Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë për gjendjen e arsimit, duke e ndërlidhur me pakënaqësitë e stafit arsimor si dhe renditjet ndërkombëtare të Kosovës.
Ai ka thënë se ky shtator i gjen nxënësit me probleme për tekste shkollore dhe kushte të rënduara të mësimit, mësuesit me paga nën dinjitetin e tyre e prindërit me dilema për sistemin arsimor.
“Qeveria aktuale, në vend që të bëhej aleat i mijëra mësuesve dhe arsimtarëve, duke i trajtuar ata me respekt e paga të dinjitetshme, ajo gjatë gjithë mandatit të saj ka vazhduar t’i godasë ata në xhep e në dinjitet, ndërsa sindikatat e arsimit që angazhoheshin për paga e kushte më të mira, t’i shpallë armiqësore. Ofendimi më i rëndë për punëtorin e Kosovës, e posaçërisht për stafin mësimor, ka qenë rritja e pagave për 6.80 euro”, ka shkruar ai në Facebook.
Të tjera
Samiti i Berlinit mbahet këtë vit në Londër – liderët pritet të diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal
Ekspertët: Zgjedhjet e shpeshta ndikojnë në paqëndrueshmërinë politike dhe ekonomike të vendit
Në seancën gjyqësore, Mujka e Muzliukaj shpallen të pafajshëm për rastin e korrupsionit