Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit ka refuzuar një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar hapat rreth ngërçit për çështjen e zgjidhjes së presidentit.
Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku, ka thënë se kërkesa e Abdixhikut për takim dhe diskutim me Haradinajm ka qenë një akt i zakonshëm i komunikimit politik dhe institucional, në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit të nevojshëm në rrethanat aktuale.
“Fatkeqësisht, në vend të një qasjeje që do të kontribuonte në frymën e bashkëpunimit, kemi parë interpretime që nuk i shërbejnë dialogut të domosdoshëm ndërpartiak. Besojmë se në momente të rëndësishme për vendin, komunikimi politik duhet të karakterizohet nga maturia, respekti reciprok dhe përgjegjësia publike.”, ka thënë Lushaku



Të tjera
Këshilla për gratë: Mos flini me sutjena!
Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja
Komisioni miraton projektligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030