Të martën, Kurti bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur qartë qëndrimin e tij kundërshtues ndaj një takimi të mundshëm me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në lidhje me zhvillimet për çështjen e presidentit.

Ai u shpreh se nuk e sheh të arsyeshme të takohet me Abdixhikun për të diskutuar mbi atë që ky i fundit ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti.

“Së pari, nëse Lumiri dëshiron me mardh rolin e zmadhuesit të Albinit le ta merr… Unë s’mundem me shku me taku Lumirin me fol për çka ka fol ai me Albinin. S’është ka më intereson. S’është pjesë e imja. Le t’i grah ai tjtërkah. Ose Bedrinë, se Bedria e Lumiri kanë shkruar disa herë në takime…”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Ndërkohë, gjatë ditës Abdixhiku pas takimit me Kurtin, ka paralajmëruar vazhdimin e takimeve edhe me liderët e tjerë politikë, përfshirë AAK-në dhe PDK-në.