Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpërthimit të zjarreve në Bjeshkët e Deçanit, saktësisht në zonën e Kullës së Qelisë.
Haradinaj u shpreh i shqetësuar për shkak të përmasave të tij dhe rrezikut që paraqet.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe falë reagimit të shpejtë të komunës, ekipet e zjarrfikësve dhe shumë qytetarë vullnetarë janë mobilizuar për ta përballuar situatën”, tha Haradinaj.
Ai e ka falënderuar secilin që po kontribuon në këtë betejë me zjarret.
“Apeloj për kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët, sidomos ata që ndodhen pranë zonave të prekura, duke shmangur çdo veprim që mund të përkeqësojë situatën”, u shpreh ai.



Të tjera
Metoda si ta gjallëroni mendjen dhe trupin
Aprovohet dorëheqja e prokurorit të shtetit, Jeton Koca
Dua të rikthehem në kombëtare dhe të luaj në Botëror