Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies së dy heronjve të Kosovës, Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli, duke vlerësuar lart kontributin dhe sakrificën e tyre në rrugën drejt çlirimit të vendit.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar se Tahiri dhe Topalli ishin intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare, të cilët dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë.
“Ishin intelektualë të vendosur dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare. Me bindje të thellë për lirinë dhe me guxim të jashtëzakonshëm, Abdullah Tahiri e Enver Topalli nuk u ndalën për asnjë çast në rrugën drejt çlirimit. Dhanë gjithçka, edhe jetën, që Kosova të jetë e lirë. Sakrifica e tyre do të mbetet shembull frymëzimi brez pas brezi,” ka shkruar Haradinaj.
“Lavdi e përjetshme Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, ka përfunduar Haradinaj.
Të tjera
Në Ga*za duhet armëpushim i menjëhershëm
Rubin rrëfehet për takimin me Krasniqin në Bruksel më 1999, tregon se çfarë i kishte kërkuar
S’kemi gjetur asnjë provë lidhur me pretendimet për vrasje nga Thaçi dhe Krasniqi