Hargreaves: Kosova duhet të ketë një qeveri stabile sa më shpejt në këto kohë të vështira

Hargreaves mirëpret deklaratën e përbashkët të udhëheqësve fetarë kundër dhúnës me bazë gjinore

Diplomati britanik: Aleatët e Kosovës po ndërtojnë një shoqëri ku dinjiteti mbrohet dhe dhuna nuk ka vend.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është deklaruar në kuadër të fushatës “16 Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, duke e vlerësuar si historik nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët mbi Dhunën me Bazë Gjinore dhe Dinjitetin Njerëzor nga pesë udhëheqës fetarë të vendit. Ai tha se ky hap është i rëndësishëm dhe i mirëpritur nga Mbretëria e Bashkuar.

“Së bashku, aleatët e Kosovës kundër DHBGJ-së po ndërtojnë një shoqëri ku dinjiteti mbrohet, barazia garantohet dhe dhuna nuk ka vend. Kjo fushatë nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e ndërgjegjësimit, por me riafirmimin e një angazhimi global dhe të përbashkët për dinjitetin njerëzor, barazinë dhe drejtësinë,” ka deklaruar ai.

Tutje, Hargreaves theksoi se dhuna në bazë gjinore është jo vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, por edhe pengesë për paqen dhe prosperitetin, duke shtuar se edhe dhuna në internet përbën dhunë të vërtetë.