Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një takim me Ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ku e ka uruar për rolin e saj të ri dhe ka theksuar rëndësinë e veprimeve të shpejta për tejkalimin e sfidave politike në vend, transmeton KosovaPost.
“Këtë pasdite e përgëzova Ministren e Drejtësisë Donika Gërvalla-Schwarz për rolin e saj të ri dhe diskutova rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike në mënyrë që Kosova të mund të përparojë dhe të ofrojë rezultate për qytetarët”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.
Ai gjithashtu ka përmendur angazhimin e vendit të tij për të mbështetur sektorin e drejtësisë në Kosovë, duke vënë theksin te trajtimi i dhunës me bazë gjinore.
“Gjithashtu biseduam për bashkëpunimin e vazhdueshëm në trajtimin e dhunës me bazë gjinore dhe mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin – e cila mbetet një përparësi për Mbretërinë e Bashkuar – dhe punën e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur sektorin e drejtësisë”, ka shkruar ambasadori.



Të tjera
Ministrja Pacolli takon ministren britanike Mary Creagh në Londër
AKU bllokon 738 kg mish pule dhe djathë të rrezikshme për konsum
Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor që dy vendet të ecin përpara