Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vizituar sot ushtarët britanik që shërbejnë në Kosovë e që janë të vendosur në Kampin “Bondsteel”.
Hargreaves ka thënë se vendosja e tyre në Kosovë, dëshmon aftësinë e ushtrisë britanike për të përmbushur angazhimin në kuadër të NATO-s për siguri në Kosovë dhe Ballkan Perëndimor.
“Vendosja e tyre dëshmon aftësinë e Ushtrisë Britanike për të përmbushur këtë angazhim të NATO-s dhe demonstron angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.



Të tjera
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen
Ligjërata e Gjykatës Speciale në një shkollë në Prishtinë, Koci: Menjëherë duhet me u ndërpre
Shtyrja e seancës në GJKKO, Meta: Nuk i trembem drejtësisë, do përballem me farsën e provave!