Pjesa e parë e ndeshjes në “Air Albania Stadium” përfundoi 0-0, me të dyja ekipet që zhvilluan një lojë të balancuar, por në të dytën Anglia gjeti dy herë golin me sulmuesin Harry Kane.
Shqipëria pati disa raste të mira, ku spikati Elseid Hysaj, i cili goditi portën nga kufiri i zonës së rreptësisë, por topi shkoi pak mbi traversë.
Gjithashtu, portieri shqiptar Thomas Strakosha reagoi në mënyrë të shkëlqyer ndaj një përpjekjeje të Declan Rice, duke mbajtur rezultatin të barabartë deri në pushim.

Në minutën e 74-t, Harry Kane i Anglisë gjen rrugën e rrjetës, duke zhbllokuar ndeshjen. Sulmuesi anglez reagoi shpejt në zonën e rreptësisë dhe goditi me saktësi, duke i dhënë portierit asnjë shans për reagim.
Ky gol i jep avantazh Anglisë dhe rrit presionin mbi Shqipërinë, e cila duhet të gjejë rrugën për barazim në pjesën e mbetur të takimit.
Kjo bëri që Anglia të shtojë epërsinë në minutën e 80-të, sërish duke i zënë rrugën Strakoshës për 2-0.
Në këtë moment, Anglia dominon pak më shumë topin, ndërsa Shqipëria kërkon mënyra për të sulmuar dhe për të rikthyer emocionin tek tifozët vendas.



Të tjera
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës